Ndërlidhjet

Përmbytjet në Japoni: 100,000 të evakuuar, 7 të zhdukur


Ilustrim
Ilustrim

Mbi 100,000 njerëz janë larguar nga shtëpitë e tyre në verilindje të Japonisë, pasi shirat e rrëmbyeshëm kanë shkaktuar përmbytje dhe rrëshqitje dheu.

Qyteti Joso, në veri të Tokios, është goditur më së rëndi, pasi lumi Kinugava ka dalë nga shtrati.

Ekipet e shpëtimit i kanë nxjerrë njerëzit me helikopterë nga çatitë.

Së paku shtatë njerëz raportohen të zhdukur dhe 17 të plagosur.

Shirat kanë ardhur pas stuhisë tropikale Etau, e cila ka përfshirë gjithë Japoninë qendrore.

XS
SM
MD
LG