Ndërlidhjet

NATO e shqetësuar për bazën ushtarake ruse në kufi me Ukrainën


Foto ilustruese.
Foto ilustruese.

NATO ka shprehur shqetësimin e saj, pas lajmit se Rusia është duke ndërtuar bazë të madhe ushtarake, në kufi me Ukrainën.

Duke folur për Radion Evropa e Lirë, një zyrtar i NATO-s ka thënë se “në përgjithësi NATO mbetet e shqetësuar për ndërtimin e kësaj baze ushtarake ruse, në afërsi të kufirit me Ukrainën dhe tentimet e saj të vazhdueshme për të destabilizuar Ukrainën.”

Reuters, ka raportuar me 7 shtator, se Moska ka filluar të ndërtojë një bazë të madhe ushtarake, në Belgorod Oblast, në afërsi të kufirit me Ukrainën.

Duke cituar dokumentet publike, agjencia e lajmeve ka raportuar se Ministria e Drejtësisë, po ndërton këtë bazë ushtarake në një sipërfaqe prej 300 hektarësh.

Objekti do të jetë bazë për depot e municionit dhe do të ketë baraka për 3500 ushtarë dhe qendër rekreative.

Ministria planifikon ta përdorë bazën për të trajnuar ushtarët për përdorim të artilerisë, mbrojtje ajrore si dhe vozitje të veturave ushtarake.

Kievi dhe Perëndimi e akuzojnë Rusinë, se është duke dërguar ushtarë dhe pajisje të rënda ushtarake, në lindje të Ukrainës, për të mbështetur separatistët rusë.

Moska ka mohuar praninë e saj ushtarake në Ukrainë.

XS
SM
MD
LG