Ndërlidhjet

Ferid Muradi mbështet anëtarësimin e Kosovës në UNESCO


Ferid Murad.
Ferid Murad.

Nobelisti amerikan me prejardhje shqiptare Ferid Murad, laureat i Çmimit Nobel për mjekësi, është personaliteti i radhës me famë botërore që ka mbështetur publikisht kandidaturën e Republikës së Kosovës për anëtarësim në Organizatën e Kombeve të Bashkuara për Arsimin, Shkencën dhe Kulturën (UNESCO).

Në shkrimin për botimin diplomatik francez “La Lettre Diplomatique”, Muradi, ka thënë se UNESCO, duke ofruar antarësi të plotë për Kosovën “do të bëjë atë çfarë është e drejtë dhe e ndershme.”

Muradi më tutje ka theksuar se Kosova vazhdon të mbetet i vetmi vend në rajon pa liri të lëvizjës dhe për këtë

“Më vjen keq kur shoh frustrimin në sytë e tyre; ata jetojnë në vendin më të izoluar në Ballkan dhe në Evropë për shkak të regjimit kufizues të vizave. Qasja e tyre në programe dhe grante të ndryshme është e kufizuar”ka shkruar Ferid Muradi.

Mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO, së fundmi ka dhënë edhe sopranoja me famë botërore, Inva Mula.

Në tetor pritet që Komiteti ekzekutiv i UNESCO-s të votojë për aplikimin e Kosovës për anëtarësim, ku nevojiten votat e shumicës së thjeshtë apo 51 për qind e votave për rekomandim pozitiv për Kosovën.

Më pas, në nëntor lidhur me pranimin e Kosovës në UNESCO do të votohet në Kuvendin e përgjithshëm, ku nevojiten dy të tretat e votave.

XS
SM
MD
LG