Ndërlidhjet

Rexhep Arifi polici shqiptar që përqafoi fëmijën sirian


Arif Rexhepi.
Arif Rexhepi.

Ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Nebojsha Stefanoviq ka takuar sot policin shqiptar nga Presheva, Rexhep Arifi, fotografia e të cilit, duke mbajtur në krah një fëmijë sirian, ka pushtuar botën.

Ministri Stefanoviq, ka deklaruar se do ta shpërblej policin Arifi “për veprimin humanitarë”.

Polici shqiptar nga Presheva, Rexhep Arifi, në një konferencë të përbashkët me ministrin Stefanoviq, ka thënë se atë ditë ka qenë një ditë e rëndomtë pune...

“Ka qenë një familje, me fëmijë dhe nëna e tyre ka qenë e lodhur. Ajo është ulur për të pritur autobusin dhe unë e kam kapur në krah djaloshin e vogël. Dikush në atë moment e ka shkrepur fotografinë”, ka thënë polici Rexhepi Arifi.

Më herët edhe një foto tjetër me një polic nga Manastiri i Maqedonisë, Mesut Memishovski, kishte qarkulluar në rrjetet sociale, ku shihej polici duke i dhënë ujë një fëmije të vogël migrant.

XS
SM
MD
LG