Ndërlidhjet

logo-print

Iraku dhe Siria mund të mos mbijetojnë si shtete kombëtare


Foto arkivi.

Foto arkivi.

Iraku dhe Siria mund të mos mbijetojnë si shtete kombëtare, nga luftërat sektariane dhe copëtimi i vazhdueshëm i territoreve të tyre, kanë vlerësuar zyrtarë të inteligjencës amerikane.

Gjeneral-lejntant, Vincent Stewart, udhëheqës i Agjencisë së Inteligjencës dhe Mbrojtjës, beson se Iraku do të ndahet në tri rajone, atë Kurde, Sunnite dhe Shiite, duke përdorur të njëjtën analizë të bërë, gjatë kësaj vere nga vetë kryeministri irakian.

“Unë e kam problem ta shoh se ato do të kthehen ashtu siç ishin,” u ka thënë ai gazetarëve në një konferencë për media në Washington, duke tërhequr vërejtjen se një numër i madh i territoreve të Irakut dhe Sirisë, është pushtuar nga militantët e grupit të Shtetit Islamik.

Grupi i Shtetit Islamik, ka nën kontroll 1/3 e territoreve Sunni, në veri dhe perëndim të Irakut, përderisa po aq ka shtrirje në lindje të Sirisë.

XS
SM
MD
LG