Ndërlidhjet

logo-print

OKB-ja miraton rezolutë për ristrukturime të borxheve për Ukrainën


Foto arkivi.

Foto arkivi.

Kombet e Bashkuara, kanë votuar për një kornizë të re, në nivel ndërkombëtar, për ristrukturimin e borxheve të shteteve, duke pasur për qëllim largimin e rasteve si Argjentina, e cila ka një luftë ligjore, të ashpër, me kreditorë.

Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar kanë tërhequr vërejtjen se lufta e Argjentinës, me fonde të ndryshme të kreditorëve, mund të ketë efekt edhe te vendet tjera, të cilat po përpiqen me borxhe të rënda.

Një problem të ngjashëm e ka edhe Ukraina, e cila është duke hasur në vështirësi në gjetjen e kreditorëve, për uljen e borxheve.

Rezoluta është aprovuar nga 136 vende anëtare të OKB-së, por është kundërshtuar nga SHBA-ja, Gjermania, Japonia dhe Britania e Madhe, duke potencuar të drejtën e vendeve për ristrukturim të borxheve, si çështje e “burimeve të fundit.”

XS
SM
MD
LG