Ndërlidhjet

logo-print

OKB-ja i lejon Palestinës flamurin në këtë organizatë


Foto arkivi.

Foto arkivi.

Asambleja e Përgjithshme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), ka miratuar kërkesën e Palestinës, për të vendosur flamurin e saj në këtë organizatë.

Ky veprim ka nervozuar Izraelin, kurse palestinezët e kanë vlerësuar si një hap më afër anëtarësimit të tyre në OKB.

Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli kanë qenë në mesin e 8 vendeve tjera që kanë votuar kundër draft rezolutës së Palestinës.

Por në favor të kësaj kanë votuar 119 anëtare tjera, nga 193 sa ka gjithsej Organizata e Kombeve të Bashkuara

Shumica nga 28 vendet anëtare të BE-së, janë në mesin e vendeve të cilat kanë abstenuar nga vendimi.

Por Franca dhe një pjesë e madhe e vendeve tjera ishin për Palestinën.

“Është një hap drejtë njohjes së plotë të anëtarësimit të Palestinës,” ka thënë kryeministri palestinez, Rami Hamdallah.

Por Samantha Power, ambasadorja e amerikane në OKB, ka deklaruar se votimi ka ndikuar shumë pak në ndryshimin e konfliktit, në të cilin Izraeli dhe Palestina, janë të përfshira, për dekada.

XS
SM
MD
LG