Ndërlidhjet

Kina tërheq padinë kundër një gazetari


Foto ilustruese.
Foto ilustruese.

Qeveria e Kinës ka deklaruar se nuk do ta ndjek penalisht gazetarin Liu Hu, i cili është akuzuar për shpifje, që nga viti 2013.

Ai akuzohet se përmes mediave sociale kishe akuzuar atëherë zëvendëskryetarin e qytetit, për neglizhencë të ristrukturimit të kompanive shtetërore, duke i humbur shtetit miliona dollarë.

Tërheqja e akuzës kundër gazetarit Liu është veprim i rrallë në Kinë, e cila është duke goditur vazhdimisht shoqërinë civile.

Më shumë se 200 avokatë apo aktivistë janë dënuar ose marrë në pyetje nga policia në muajin e fundit.

Pekini zyrtar ka thënë se do ta ndjekë penalisht Song Lin, ish kryetarin e Organizatës Burimore të Kinës, për korrupsion.

Lin ishe shkarkuar nga detyra dhe ishte përjashtuar nga partia.

XS
SM
MD
LG