Ndërlidhjet

Joe Biden: Nuk e di nëse do të garojë për president të SHBA-së


Joe Biden, foto nga arkivi

Joe Biden, foto nga arkivi

Zëvendëskryetari i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka thënë se ende nuk e di nëse do të kandidojë për president të Shteteve të Bashkuara, në zgjedhjet presidenciale 2016. Biden është ende duke mbajtur zi, për vdekjen e djalit të tij Beau Biden.

Në një intervistë në emision televiziv amerikan, Biden ka thënë se nuk e di nëse do të mund të përballojë masat e rrepta të fushatës dhe nëse fiton, nuk e di nëse mund ta përballojë pozitën e presidentit.

Beau Bideni, një veteran ushtarak i dekoruar, vdiq në moshën 46 vjeçare, nga kanceri në tru, në majt ë këtij viti.

Ish sekretarja e shtetit, Hillary Clinton, është momentalisht kandidatja më e fortë nga Partia Demokratike, në garën presidenciale.

XS
SM
MD
LG