Ndërlidhjet

Poroshenko: Marrëveshja e Minskut, të zbatohet këtë vit


Foto arkivi.
Foto arkivi.

Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko ka insistuar se marrëveshja e arritur në Minsk, duhet të zbatohet plotësisht deri në fund të këtij viti.

“Zbatimi i saj duhet të përfundojë me 2015 dhe nuk mund të zgjatet më shumë,” ka thënë ai,në një konferencë sot në Kiev.

Poroshenko ka thënë se i ka udhëzuar përfaqësuesit e tij në bisedimet në Minsk, për të refuzuar çdo përpjekje për ta zgjatur këtë proces edhe në 2016.

Një ide e tillë ishte prezantuar më herët nga kryetari i Parlamentit Evropian, Martin Schulz dhe kjo ishte përkrahur nga përfaqësuesit e separatistëve në Luhansk dhe Donjeck.

Poroshenko tha se Rusia e ka zgjeruar aktivitetin e saj në Siri, sepse nuk kishe marrë reagime të shpejta pas aneksimit të Krimesë, në mars të vitit 2014.

XS
SM
MD
LG