Ndërlidhjet

OKB: Evropa dhe SHBA-ja të pranojnë më shumë migrantë


foto ilustruese.

foto ilustruese.

Një zëdhënës i Organizatës së Kombeve të Bashkuara për refugjatë, UNHCR, ka thënë se e mirëpret vendimin e Shteteve të Bashkuara, për të pranuar 10 mijë refugjatë sirianë.

Por ai ka thënë se Washingtoni “mund dhe duhet të bëjë më shumë.”

Zëdhënësi i UNHCR-ës, William Spindler, ka thënë sot në Gjenevë se agjencia e tij është duke e “përcjellë për së afërmi”, rolin e ushtrisë hungareze, e cila po ballafaqohet më një fluks të madh të migrantëve.

Ai ka mirëpritur vendimin e Bashkimit Evropian për të pranuar 160 mijë migrantë dhe ka bërë thirrje, për vendosjen e disa “qendrave të mikpritjes”, në Greqi, Hungari dhe Itali.

Spindler ka shtuar se BE-ja duhet t’i zhvendos 200 mijë persona nga ato vende.

Sipas UNHCR-së, më shumë se 380 mijë persona, shumica nga ta sirianë, kanë arritur në Evropë gjatë këtij viti.

Kjo shifër po rritet në mënyrë të vazhdueshme.

XS
SM
MD
LG