Ndërlidhjet

logo-print

Presidentja Jahjaga vazhdon takimet në Shqipëri


Presidentja Atifete Jahjaga në takim me kryetarin e Partisë Demokratike në Shqipëri Lulzim Bash.

Presidentja Atifete Jahjaga në takim me kryetarin e Partisë Demokratike në Shqipëri Lulzim Bash.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, në kuadër të vizitës shtetërore në Republikën e Shqipërisë, ka takuar sot në Tiranë kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha, njofton zyra e presidentes, në Prishtinë.

Presidentja Jahjaga dhe kryetari i PD-së, Basha diskutuan për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe Shqipëri dhe përparimet që kanë bërë të dyja vendet ne forcimin e demokracisë, zhvillimin ekonomik dhe realizimin e perspektives evropiane.

Presidentja Jahjaga ka “theksuar se zhvillimi i demokracisë parlamentare është thelbësor për konsolidimin demokratik dhe për përshpejtimin e rrugës së integrimit në Bashkimin Evropian."

Jahjaga dhe Basha kanë diskutuar edhe për rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.

XS
SM
MD
LG