Ndërlidhjet

Protestë mbarëpopullore në Moldavi


Foto arkivi.
Foto arkivi.

Udhëheqësit e lëvizjes qytetare “Dinjiteti dhe e Vërteta”, në Moldavi, po bëjnë thirrje për një marsh masiv, në qendër të kryeqytetit, për datën 13 shtator.

Protesta pason protestën e kaluar të mbajtur me 6 shtator, kur kjo lëvizje mblodhi me mijëra protestues të frustruar nga korrupsioni.

Kjo konsiderohet si protesta më e madhe në vend, që nga koha e regjimit Sovjetik.

“Dinjiteti dhe e Vërteta” po kërkojnë dorëheqjen e presidentit Nicolae Timofti dhe disa organeve tjera shtetërore, si dhe po bëjnë thirrje për zgjedhje të parakohshme parlamentare, në mars të vitit tjetër.

Organizatorët e protestës u takuan me kryeministrin Valeriu Strele, të cilit i kanë përsëritur kërkesat e tyre.

Ky i fundit duke i refuzuar kërkesat e tyre, ka shprehur gatishmërinë, për të biseduar me protestuesit, rreth problemeve të tyre jopolitike.

XS
SM
MD
LG