Ndërlidhjet

logo-print

Atifete Jahjaga dekoroi shkrimtarin Ismail Kadare


Foto arkivi.

Foto arkivi.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, takoi sot në shtëpinë e tij në Tiranë shkrimtarin e madh shqiptar me renome botërore, Ismail Kadare, të cilin e dekoroi me Urdhrin e Pavarësisë, për kontributin e jashtëzakonshëm për afirmimin e kulturës dhe letërsisë shqipe dhe për kontributin e madh në përpjekjet e Kosovës për liri dhe pavarësi.

Në njoftim të lëshuar nga zyra e presidentes thuhet se “ Presidentja Jahjaga e vlerësoi lart gjithë punën dhe angazhimin e Ismail Kadaresë jo vetëm në fushën e letërsisë dhe e falënderoi për gjithë përkrahjen dhe mbështetjen e madhe për popullin e Kosovës edhe në kohët më të rënda të historisë së tij.”

Shkrimtari i madh Ismail Kadare, duke e falënderuar Presidenten Jahjaga për nderimin që i ka bërë, theksoi se ajo ka luajtur një rol të jashtëzakonshëm në ndërtimin e imazhit të Kosovës në botë.

XS
SM
MD
LG