Ndërlidhjet

Qeveria dënon "aktet vandale të Vetëvendosjes"


Qeveria e Kosovës, foto arkivi

Qeveria e Kosovës, foto arkivi

Qeveria e Republikës së Kosovës ka dënuar fuqishëm ato që ajo i ka cilësuar si "akte vandale të radhës të aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët, me veprimet e tyre të sotme, shkaktuan dëme të konsiderueshme në automjetet zyrtare dhe objektet e Qeverisë së Kosovës si dhe krijuan skena të pahijshme dhe shqetësim te qytetarët".

Në një reagim me shkrim, qeveria i konsideron "tërësisht të papranueshme aktet e përsëritura të dhunës të orkestruara nga ky subjekt, për të arritur synime politike, duke shkaktuar dëme materiale në pronat publike dhe private".

Lëvizja Vetëvendosje në opozitë, gjatë ditës së sotme ka shfryrë gomat e makinave zyrtare të qeverisë, në kuadër të veprimtarive që ka paralajmëruar për, siç thuhet, "defunksionalizimin e qeverisë".

Këto aksione VV thuhet se i ndërmerr në shenjë kundërshtimi me marrëveshjen e arritur Kosovë - Serbi, për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, për të cilën ajo thotë se e çon Kosovën drejt ndarjes.

Autoritetet e rendit kanë njoftuar se dhjetëra makina janë dëmtuar dhe dhjetëra aktivistë të Lëvizjes janë arrestuar.

XS
SM
MD
LG