Ndërlidhjet

Jahjaga vlerëson përpjekjet e Shqipërisë për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO


Atifete Jahjaga, foto arkivi

Atifete Jahjaga, foto arkivi

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, ka thënë sot për Radion Evropa e Lirë se është shumë me rëndësi që Kosova të bëhet anëtare e UNESCO-s, sepse kështu “ruajmë dhe mbrojmë trashëgiminë tonë të pasur kulturore”.

“Kosova ka shumëçka për të treguar, një pasuri të madhe që dëshmon kulturën e saj të hershme. E vlerësoj përpjekjen e Shqipërisë për të ndihmuar Kosovën në këtë rrafsh dhe konsideroj se është momenti më i mirë për ta bërë Kosovën dhe pasurinë e saj, pjesë të kulturës botërore”, ka thënë presidentja Jahjaga për programin tonë, gjatë një vizite në qytetin e Beratit në Shqipëri.

Presidentja e Kosovës është në një vizitë zyrtare në Shqipëri, me ftesën e homologut të saj shqiptar, Bujar Nishani.

“Berati dëshmon diversitetin arkeologjik dhe i jep Shqipërisë gjithë bukurinë e lashtësisë. Është jashtëzakonisht e rëndësishme që ky qytet Muze, është në Listën e Trashëgimisë Kulturrore të UNESCO-s dhe kjo dëhmon pasurinë jo vetëm kulturore, por artin e mrekullueshëm në këto troje”, ka thënë presidentja e Republikës.

XS
SM
MD
LG