Ndërlidhjet

logo-print

Presidenti kazak emëron vajzën zv/kryeministre


Darigha Nazarbaeva

Darigha Nazarbaeva

Presidenti i Kazakistanit, Nursultan Nazarbaev, ka emëruar zëvendëskryeministre vajzën e tij, Darigha Nazarbaeva.

Nazarbaeva, 52 vjeçe, ka qenë ligjvënëse qysh në vitin 2004.

Ajo ka qenë e martuar për kohë të gjatë me biznesmenin kazak, politikanin dhe diplomatin Rakhat Aliev, derisa ky i fundit është larguar në Evropë në vitin 2007 dhe ata janë divorcuar.

Aliev më vonë është dënuar me 40 vjet burgim në mungesë.

Autoritetet kazake e kanë akuzuar atë për tradhti dhe korrupsion.

XS
SM
MD
LG