Ndërlidhjet

SHBA po shënon 14-vjetorin e sulmeve terroriste


Nju Jork, 11 shtato 2015.
Nju Jork, 11 shtato 2015.

Shtetet e Bashkuara po shënojnë 14-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 shtatorit me një seri aktivitetesh.

Presidenti Barack Obama, së bashku me Zonjën e Parë dhe personelin e tij, kanë mbajtur një minutë heshtje në oborrin e Shtëpisë së Bardhë.

Më 11 shtator të vitit 2001, katër avionë kanë kryer sulme vetëvrasëse në SHBA.

Dy nga avionët janë përplasur në Qendrën Botërore të Tregtisë në Nju Jork, një është përplasur në Pentagon, ndërsa i katërti është rrëzuar në fushat e Pensilvanisë, para se të arrinte cakun e synuar në Uashington.

Tubime përkujtimore po mbahen gjithandej Shteteve të Bashkuara.

Nga sulmet terroriste, rreth 3 mijë veta kanë humbur jetën në Nju Jork, Uashington dhe Pensilvani.

XS
SM
MD
LG