Ndërlidhjet

Hungaria do të arrestojë “migrantët e paligjshëm”


Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban.

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban.

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, ka paralajmëruar se njerëzit që do të kalojnë kufirin e vendit të tij në mënyrë të paligjshme, do të arrestohen.

“Do të doja të falënderoj policinë hungareze, sepse, ditëve të fundit, ka pasur një rebelim të migrantëve të paligjshëm. Ata kanë zënë një stacion hekurudhor (në Budapest), kanë refuzuar të japin shenjat e gishtërinjve, nuk kanë bashkëpunuar dhe kanë refuzuar të hyjnë në objektet ku do të merrnin ndihma, si ushqim, ujë, strehim dhe trajtim mjekësor. Ata janë rebeluar kundër ligjit hungarez”.

“Nga 15 shtatori, autoritetet hungareze nuk do të falin kur bëhet fjalë për kalimet e paligjshme të kufirit”, ka thënë Orban.

Punëtorët e ndihmës kanë treguar për “kushte të mjera” në një kamp refugjatësh në kufirin Hungari-Serbi.

Disa media kanë tranmestuar një video nga kampi në qytetin Roszke, ku policia duket duke u hedhur qese me ushqim migrantëve.

Hungaria është duke ndërtuar mur me tela në kufirin me Serbinë, në përpjekje për të ndaluar migrantët që ikin nga Lindja e Mesme, Azia dhe Afrika.

Budapesti po ashtu ka paralajmëruar dërgimin e ushtrisë në kufi, nëse Parlamenti e miraton një veprim të tillë.

XS
SM
MD
LG