Ndërlidhjet

Orban: Të ndihmohen fqinjët e Sirisë


Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban.

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban.

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian që t’iu japë vendeve fqinje të Sirisë 3 miliardë euro, për t’i ndihmuar refugjatët e luftës.

Orban ka thënë se mbështetja për Turqinë, Libanin dhe Jordaninë me një paketë të tillë, do t’i jepte fund migrmit masiv në Evropë.

Hungaria është përballur me rreth 150,000 migrantë këtë vit.

Autoritetet hungaraze kanë paralajmëruar se nga java e ardhshme do të arrestojnë të gjithë ata që kalojnë ilegalisht kufirin.

Ndërkohë sot, në gjithë Evropën priten protesta në mbështetje të migrantëve.

XS
SM
MD
LG