Ndërlidhjet

Marrëveshja me Iranin, republikanët kërcënojnë me gjyq


Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, John Boehner.

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, John Boehner.

Udhëheqësit republikanë në Kongresin e Shteteve të Bashkuara, duke mos pasur asnjë opsion legjislativ për të bllokuar marrëveshjen bërthamore me Iranin, kanë thënë se mund ta paraqesin çështjen në gjykatë.

“Padia është një opsion shumë i mundshëm”, ka thënë kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, John Boehner.

Republikanët thonë se Shtëpia e Bardhë ka shkelur ligjin duke mos dërguar në Kongres të gjitha detajet e “marrëveshjeve sekrete anësore” me Iranin.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Josh Earnest, ka thënë se plani i republikanëve është “dëshpërues” dhe se ata do ta humbin betejën në gjykatë.

Kongresi amerikan do të votojë këtë muaj për marrëveshjen me Iranin dhe demokratët kanë thënë se kanë siguruar votat e mjatftueshme.

Marrëveshja midis Iranit dhe fuqive botërore kërkon nga Republika Islamike që të kufizojë aktivitetin e saj bërthamor në këmbim të lehtësimit të sanksioneve ekonomike ndërkombëtare.

XS
SM
MD
LG