Ndërlidhjet

Steinmeier kritikon Rusinë për mbështetjen e Assadit


Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier.
Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier.

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, ka paralajmëruar Rusinë kundër rritjes së mbështetjes për presidentin sirian, Bashar al-Assad.

Në një intervistë të publikuar sot në mediat gjermane, Steinmeier ka thënë se “nuk duhet të krijohet situatë e atillë që e bën të pamundshëm veprimin e përbashkët të komunitetit ndërkombëtar”.

Ai ka thënë se shpreson se Moska nuk bën përpjekje të “zgjasë luftën civile në Siri”.

Të premten, ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka pranuar se Rusia ka prani të shtuar ushtarake në Siri.

Moska ka thënë se do të forcojë ushtrinë e Assadit, sepse ajo është forca më efektive për të luftuar grupin ekstremist të Shtetit Islamik (IS).

XS
SM
MD
LG