Ndërlidhjet

Corbyn zgjidhet lider i Partisë Laburiste


Jeremy Corbyn dhe mbështetësit e tij të rinj.
Jeremy Corbyn dhe mbështetësit e tij të rinj.

Socialisti i vetëshpallur, Jeremy Corbyn, është zgjedhur lider i Partisë Laburiste në Britani.

Corbyn, 66 vjeç, është zgjedhur sot gjatë një tubimi të partisë opozitare në Londër.

Corbyn është veteran në Parlament, me një histori të gjatë të votimit kundër partisë së tij.

Ai mbron investimet e zgjeruara të qeverisë në programet ekonomike dhe sociale, ndërsa ka kundërshtuar anëtarësimin e Mbretërisë së Bashkuar në NATO dhe në Bashkimin Evropian.

Qëndrimet e tij janë krahasuar me ato të partisë Syriza në Greqi dhe të Podemos në Spanjë.

Ish-lideri laburist, Ed Milliband, ka dhënë dorëheqje, pas zgjedhjeve të përgjithshme në muajin maj.

XS
SM
MD
LG