Ndërlidhjet

Boksieri amerikan merr shtetësinë ruse


Roy Jones dhe Vladimir Putin

Roy Jones dhe Vladimir Putin

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka lëshuar një dekret për miratimin e kërkesës për shtetësi të boksierit të famshëm amerikan, Roy Jones.

Njoftimi është bërë sot në ueb-faqen e presidencës ruse.

Më 19 gusht, Jones ka takuar Putinin në Sevastopol të Krimesë – rajon ky i Ukrainës, por që është aneksuar nga Rusia në mars të vitit 2014.

Në takim, Jones ka thënë se do të donte të bëhej shtetas rus.

Jones ka nisur karrierën e tij në boks në vitin 1989 dhe ka fituar tituj botërorë në katër kategori.

Ai ka një karrierë prej 62 fitoresh dhe tetë humbjesh.

XS
SM
MD
LG