Ndërlidhjet

Putin: Marrëveshjet e Minskut pa alternativë


Putin, së bashku me ish-kryeministrin e Italisë, Silvio Burlusconi.
Putin, së bashku me ish-kryeministrin e Italisë, Silvio Burlusconi.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka thënë se nuk ka rrugë tjetër për zgjidhjen e krizës në lindje të Ukrainës, pos marrëveshjeve ekzistuese të Minskut.

Ai i ka bërë këto komente sot, derisa ka vizituar një kompleks arkeologjik në rajonin e aneksuar të Krimesë, së bashku me ish-kryeministrin e Italisë, Silvio Burlusconi.

Putin ka thënë se është e mundur që të zgjatet afati i zbatimit të marrëveshjeve përtej fundit të vitit, por ka shtuar se është më mirë që të respektohen afatet ekzistuese.

Në muajin shkurt, Ukraina dhe rajonet e vetëshpallura separatiste në lindje janë pajtaur për armëpushim dhe për disa hapa që do t’i jepnin fund konfliktit, si autonomia për zonat separatiste dhe kontrolli i plotë i Kievit mbi kufijtë e Ukrainës.

XS
SM
MD
LG