Ndërlidhjet

Gjermania pret 40,000 migrantë këtë fundjavë


Gjermani
Gjermani

Rreth 40,000 migrantë mund të arrijnë në Gjermani këtë fundjavë, paralajmërojnë zyrtarët.

Shumica pritet të zbarkojnë në qytetin jugor të Mynihut.

Kryetari i Mynihut , Dieter Reiter, u ka bërë thirrje urgjente rajoneve të tjera të Gjermanisë për të bërë më shumë në sistemimin e refugjatëve.

Rreth 4,000 trupa janë duke u shpërndarë në gjithë rajonin e Gjermanisë për mbështetje logjistike.

Ky shtet tashmë është bërë destinacioni kryesor për refugjatët sirianë.

Komisioni Evropian, me mbështetjen e Gjermanisë, ka propozuar shpërndarjen e 160,000 azilkërkuesve në vit në gjithë BE-në, bazuar në kuota të detyrueshme.

Por, Republika Çeke, Hungaria, Polonia dhe Sllovakia e kundërshtojnë këtë plan.

XS
SM
MD
LG