Ndërlidhjet

logo-print

Presidenti i Egjiptit pranon dorëheqjen e qeverisë


Presidenti i Egjiptit, Abdel Fattah al-Sisi.

Presidenti i Egjiptit, Abdel Fattah al-Sisi.

Presidenti i Egjiptit ka pranuar dorëheqjen e kryeministrit Ibrahim Mehleb dhe të kabinetit të tij.

Presidenti Abdel Fattah al-Sisi ka pranuar dorëheqjen të shtunën, të njëjtën ditë kur është ofruar, ka thënë zyra e Sisit.

Ai ka urdhëruar kabinetin që të vazhdojë të punojë derisa të formohet qeveria e re.

Sisi po ashtu ka urdhëruar ministrin në largim të naftës, Sharif Ismail, që të formojë qeverinë e re.

Asnjë arsye zyrtare nuk është dhënë për dorëheqjen e qeverisë.

Të hënën e kaluar, ministri egjiptian i Bujqësisë është arrestuar nën akuzat për korrupsion.

XS
SM
MD
LG