Ndërlidhjet

OSBE nuk i monitoron zgjedhjet në Azerbajxhan


Ilustrim

Ilustrim

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë ka thënë se nuk do të monitorojë zgjedhjet parlamentare në Azerbajxhan, për shkak të “kufizimeve” të vendosura nga Qeveria në Baku.

Zgjedhjet do të mbahen më 1 nëntor.

“Kufizimi i numrit të vëzhguesve e bën të pamundur për misionin që të kryejë një vëzhgim efektiv dhe të besueshëm”, thuhet në deklaratën e OSBE-së.

Zyrtarët në Azerbajxhan nuk kanë bërë ende ndonjë koment.

Misioni i përhershëm i Azerbajxhanit në OSBE ka thënë në muajin gusht se vendi është i gatshëm të pranojë vetëm gjashtë vëzhgues afatgjatë dhe jo më shumë se 125 afatshkurtër, në vend se 30 afatgjatë dhe 350 afatshkurtër.

XS
SM
MD
LG