Ndërlidhjet

Fatkeqësia në Mekë “nuk e pengon” Haxhin


Mekë
Mekë

Zyrtarët sauditë kanë thënë se fatkeqësia e së premtes nuk do të pengojë pelegrinazhin e Haxhit.

Së paku 107 persona kanë humbur jetën nga rënia e një vinçi në qytetin e shenjtë të Mekës.

Vinçi ka rënë mbi Xhaminë e Madhe, derisa ajo ka qenë e mbushur me besimtarë.

“Kjo definitivisht nuk do të ndikojë në Haxhin e këtij viti, ndërsa pjesa e dëmtuar do të riparohet në ditët e ardhshme”, ka thënë një zyrtar saudit për agjencinë AFP.

Zyrtarët kanë thënë se erërat e forta dhe shirat e furishëm kanë shkaktuar rënien e vinçit.

Xhamia e Madhe, e njohur si Masjid al-Haram, është xhamia më e madhe në botë dhe rrethon vendin e shenjtë të Islamit, Qaben.

Pelegrinazhi vjetor i Haxhit pritet të nisë më 21 shtator dhe të ndiqet nga qindra-mijëra njerëz nga e gjithë bota.

XS
SM
MD
LG