Ndërlidhjet

Parisi dorëzon ofertën për Olimpiadën 2024


Paris - foto arkivi
Paris - foto arkivi

Parisi ka paraqitur zyrtarisht ofertën e tij për organizimin e Lojërave Olimpike më 2024.

Kryetarja e qytetit, Anne Hidalgo, dhe presidenti i Komitetit Olimpik të Francës, Denis Masseglia, kanë nënshkruar letrën që i kanë dërguar Komitetit Olimpik Ndërkombëtar.

Ata kanë premtuar se do “të ndërtojnë një projekt, që do të jetë i paharrueshëm, i ri, i përgjegjshëm dhe i qëndrueshëm”.

Parisi ka organizuar Lojërat Olimpike më 1900 dhe 1924, ndërsa ka bërë oferta të pasuksesshme më 1992, 2008 dhe 2012.

Hamburgu dhe Roma i kanë dorëzuar aplikimet e tyre këtë javë, ndërsa Llos Angjellesi dhe Budapesti janë ofertues të tjerë të deklaruar.

Afati për dorëzimin formal të ofertave është dita e martë, ndërsa qyteti mikpritës do të zgjidhet në vitin 2017.

XS
SM
MD
LG