Ndërlidhjet

logo-print

Jemen: Presidenti në ekzil nuk merr pjesë në bisedime paqësore


Pamje nga luftimet në Jemen

Pamje nga luftimet në Jemen

Presidenti i Jemenit në ekzil, Abd-Rabbu Mansur Hadi, tha sot se nuk do të marrë pjesë në bisedimet paqësore me kryengritësit shiitë huthi, të mbështetur nga Irani, megjithëse javën e kaluar ishte pajtuar për këto bisedime.

Në një deklaratë nga zyra e tij theksohet se bisedimet me kryengritësit huthi nuk do të mbahen, derisa ata ta pranojnë rezolutën e Kombeve të Bashkuara, që kërkon tërheqjen e tyre nga territoret që i kanë nën kontroll dhe dorëzimin e të gjitha armatimeve që i kanë marrë nga institucionet shtetërore.

Kryengritësit shiitë huthi aktualisht e kanë nën kontroll kryeqytetin Sana dhe disa pjesë të tjera të Jemenit.

Forcat proqeveritare, të ndihmuara nga Arabia Saudite, prej muajit mars, kur presidenti Hadi u largua nga Jemeni,janë në luftë kundër kryengritësve.

Aktualisht, qeveria e tij është e vendosur në Arabinë Saudite.

Nga ky konflikt deri tash janë vrarë më se 4 mijë vetë.

XS
SM
MD
LG