Ndërlidhjet

Gjermani: Munihu i tejngarkuar me refugjatë


Migrantët duke arritur në Gjermani
Migrantët duke arritur në Gjermani

Policia e Gjermanisë sot ka tërhequr vërejtjen se qyteti i Munihut, është në fund të kapaciteteve të veta për t’i pritur migrantët që hyjnë nga Austria në Gjermani.

Policia gjermane tha se dje në Munih kanë arritur gjithsej 12, 200 migrantë.

Afro 700 vetë kanë arritur sot në mëngjes në stacionin kryesor hekurudhor në këtë qytet, ka njoftuar zëdhënësi i policisë federale gjermane, Simon Hegewald.

Njëherësh, dje nga Serbia në Hungari kanë hyrë 4 mijë migrantë.

Hungaria gjendet në proces të ndërtimit të murit të lartë prej katër metrave përgjatë kufirit me Serbinë, ndërsa prej datës 15 të këtij muaji, hyjnë në fuqi ligje të reja, që kalimin e kufirit e penalizojnë dhe e përshpejtojnë procesin e vendimit për azilkërkuesit.

XS
SM
MD
LG