Ndërlidhjet

OSBE: Armëpushimi i ri – mundësi për bisedime paqësore


Sekretari i përgjithshëm i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), Lamberto Zannier, ka thënë se armëpushimi i ripërtrirë në pjesën lindore të Ukrainës, e ka hapur një dritare për bisedime politike, që mund ta zgjidhin konfliktin.

Mëtutje, zoti Zannier i tha agjencisë AP në Kiev të Ukrainës, se armëpushimi i ri, që është respektuar për më tepër se 10 ditë, paraqet mundësi “për bërjen e progresit në nivelin politik”.

Ai tha se aktualisht i kishte vizituar qytetet Mariupol dhe Shyrokyne, në pjesën juglindore të Ukrainës, dhe kishte parë një situatë të qetë.

Kjo hapësirë, që ndodhet në vijën e frontit të luftës ndërmjet forcave qeveritare të Ukrainës dhe separatistëve prorusë, së fundit ishte skenë e luftimeve.

Një armëpushim i arritur në muajin shkurt në Minsk të Bjellorusisë është shkelur pothuajse rregullisht, por palët kanë shprehur përkushtim për respektimin e marrëveshjes së re të arritur më 1 shtator.

OSBE-ja është e ngarkuar me monitorimin e këtij armëpushimi.

XS
SM
MD
LG