Ndërlidhjet

Halimi: Pengesat për votim – diskriminim i shqiptarëve në Serbi


Riza Halimi
Riza Halimi

Kryetari i Partisë së Veprimit Demokratik, Riza Halimi, ka reaguar ndaj veprimit të autoriteteve të Serbisë për mbylljen e pikave kufitare me Kosovën, në ditën kur po mbahen zgjedhjet për kuvendin komunal në Medvegjë.

Ky veprim ka bërë që në anën e kufirit brenda Kosovës të krijohen kolona të shqiptarëve të cilët jetojnë në Kosovë, por janë banorë me të drejtë vote nga komuna e Medvegjës dhe ishin nisur të votonin sot në Serbi.

"Kjo nuk ka të bëj me rënien e sistemit, siç thonë autoritetet serbe, por faktikisht është një taktikë për ta zvogëluar numrin e votuesve shqiptarë", ka thënë Halimi për Radion Evropa e Lirë.

"Pas pritjeve prej tri apo katër orëve, kemi informata se shumë qytetarë janë kthyer mbrapsht dhe kjo ndikon në procesin zgjedhor dhe në rezultat", ka deklaruar ai.

Sipas Riza Halimit, kjo masë e Beogradit dëshmon edhe një herë për diskriminimin që po u bëhet shqiptarëve në Serbi.

XS
SM
MD
LG