Ndërlidhjet

Elton John: Ukraina t’i pranoj pjesëtarët e grupit LGBT


Elton John

Elton John

Këngëtari dhe kompozitori i njohur britanik, Elton John, i ka bërë thirrje Ukrainës, që të tregoj mbështetje më të fuqishme për komunitetin homoseksual, biseksual, lezbik ddhe transseksual (LGBT).

Këto komente Elton John, që vetë është homoseksual dhe aktivist për të drejtat e homoseksualëve, i ka bërë mbrëmë në formumin vjetor në Kiev, Strategjia Evropiane e Jaltës, ku po marrin pjesë liderë politikë dhe biznesmenë.

“Duke i pranuar njerëzit pavarësisht nga mosha, raca, gjinia, etniciteti apo orientimi seksual, sot është masë për një shoqëri të hapur, tolerante dhe demokratike”, tha Elton John.

Në një intervistë për rrjetin BBC, zoti John e ka kritikuar edhe atë që ai e ka quajtur qëndnrim “absurd” të presidentit të Rusisë, Vlaidmir Putin, për homoseksualët.

Në vitin 2013, në Rusi është miratuar një ligj për ndalimin e së ashtuquajturës propagandë homoseksuale.

Vitin e kaluar, zoti Putin tha se homoseksualët nuk duhet të frikësohen në Rusi, derisa i “lënë të qetë fëmijët”, duke sugjeruar se në shënjestër të homoseksualëtve mund të jenë fëmijët.

XS
SM
MD
LG