Ndërlidhjet

logo-print

Lavrov: Rusia e vazhdon bashkëpunimin ushtarak me Sirinë


Sergei Lavrov

Sergei Lavrov

Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, thotë se Moska do ta vazhdoj dërgimin e furnizimeve ushtarake në Siri.

Duke folur sot në Televizionin e Rusisë, zoti Lavrov tha se “bashkëpunimi ushtarako-teknik” i Moskës me Damaskun synon mbështetjen e rezistencës ndaj terorizmit.

“Ka pasur furnizime ushtarake, ato po ndodhin dhe do të vazhdojnë”, tha Lavrov, dhe ka shtuar se “ato pashmangshëm janë të shoqëruara nga specialistët rusë, që ndihmojnë në përshtajten e pajisjeve, në strëvitjen e personelit sirian se si të përdoret ky armatim”.

Uashingtoni i ka tërhequr vërejtjen Moskës se grumbullimi ushtarak i Rusisë në Siri, mund të çoj në “konfrontim” me koalicionin e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, që kryen sulme ajrore kundër grupit ekstremist, Shteti Islamik.

Presidenti amerikan, Barack Obama, tha para dy ditësh, se mbështetja e Rusisë për presidentin e Sirisë, Bashar al-Assad, është “e dënuar për të dështuar”.

XS
SM
MD
LG