Ndërlidhjet

Tenis: Fituese italianja Flavia Pannetta


Tenistja italiane, Flavia Pannetta, i ky thyer mbrëmë disa rekorde, pasi në finalen e parë italiane në një turne ndërkombëtare madhore në histori, e mundi rivalen dhe shoqen e saj prej fëmijërisë, bashkëkombësen Roberta Vinci, me rezultat 7:6 dhe 6:2 në seta.

Pannetta, 33 vjeçare, është fituesja më e vjetër e një turneut Grand Slam në tenis, pasi mbrëmë triumfoi në turneun prestigjioz, US Open, në Flushing Meadows në Nju Jork. Kjo është, po ashtu, fitorja e saj e parë në një turne madhore ndërkombëtare.

Në gjysmëfinale, Roberta Vinci, e mundi amerikanen, Serena Williams, që konsiderohej favorite e turneut.

XS
SM
MD
LG