Ndërlidhjet

Greqi: Dhjetëra migrantë vdiqën nga fundosja e anijes


Pamje e migrantëve afër njhë ujëdhese në Greqi
Pamje e migrantëve afër njhë ujëdhese në Greqi

Tridhjetë e katër migrantë, prej tyre gati gjysma fëmijë, sot e kanë humbur jetën, pasi anija e tyre është fundosur afër një ujëdhese të Greqisë.

Nuk janë të njohura detajet lidhur me kombësinë e të vdekurve në anijen afër ishullit grek, Farmakonisi.

Roja bregdetare tha se 68 njerëz janë shpëtuar nga fundosja, ndërsa 30 persona që e kishin mbijetuar fundosjen e anijes, ishin gjetur në Farmakonisi.

Ky aksident ndodhi derisa ushtruesi i detyrës së kryeministrit të Greqisë, Vasiliki Thanou, ka kërkuar nga Bashkimi Evropian që të pajtohet për një politikë më gjithpërshirëse lidhur me numrin në rritje të migrantëve, që po largohen nga vendet ku jetojnë.

Shumica prej tyre janë refugjatë sirianë, që po largohen nga lufta dhe dhuna.

Organizata Ndërkombëtare për Migrim ka thënë se deri tash këtë vit, më se 430 mijë imigrantë dhe refugjatë e kanë kaluar Mesdheun për në Evropë, ndërsa 2,748 kanë vdekur ose konsiderohen të zhdukur gjatë rrugës së tyre.

XS
SM
MD
LG