Në zgjedhjet lokale dhe rajonale në Rusi, raportohet për manipulime masive me vota. 59 milionë qytetarë kanë të drejtë vote, që i bie të jetë gati gjysma e popullatës.
Organizata Joqeveritare “Golos”, e cila ka bërë monitorimin e zgjedhjeve ka thënë se ka regjistruar 1700 raste të dyshimta për keqpërdorim, përfshirë këtu më shumë se 800 vetëm në ditën e votimit.
Keqpërdorimet më të mëdha dyshohet se janë bërë në rajonin Kastroma, i vetmi vend ku partia kryesore opozitare “Koalicioni Demokratik” arriti të sigurojë një vend në fletën e votimit.
Kandidatët tjerë opozitarë janë diskualifikuar me veprime të tilla, të cilat opozita i quan si të motivuara politikisht.
Rezultatet zyrtare pritet të shpallen sot.