Ndërlidhjet

Talibanët sulmojnë një burg, lirojnë qindra të burgosur


Foto arkivi.

Militantët talibanë kanë sulmuar një burg në qytetin Ghazni, në Afganistan, duke vrarë katër policë, që rezultoi me lirimin e qindra të burgosurve.

Zëvendësguvernatori i qytetit Mohammad Ali Ahmadi, ka thënë se më shumë se 350 të burgosur janë liruar.

Ai ka konfirmuar se gjatë sulmit, janë vrarë 4 policë, përderisa janë plagosur edhe 7 të tjerë.

Sipas tij edhe 3 nga sulmuesit janë plagosur, të cilët gjatë sulmit po bartnin uniforma ushtarake.

Zëdhënësi i talibanëve, Zabihullah Mujahid ka konfirmuar sulmin, duke bërë me dije se sulmi ishte kryer nga katër persona.

XS
SM
MD
LG