Ndërlidhjet

Rusia zgjeron pistën e aeroportit, në Latakia


foto arkiv.
foto arkiv.

Aktivistët sirianë, kanë thënë se Rusia është duke zgjeruar pistën e aeroportit, në qytetin bregdetar, në Latakia.

Observatori sirian për të Drejtat e Njeriut, me bazë në Britani, ka thënë se "Rusia është duke ndërtuar një pistë të gjatë, e aftë për të vendosur aeroplanë luftarakë, afër bazës ushtarake, Hemeimeem.”

“Aty ose do të sillen mjetet shtesë ushtarake, ose do të shndërrohet në aeroport ndërkombëtar,” ka deklaruar drejtori i organizatës, Rami Abdel Rahma.

Deklaratat vijnë pas rritjes së shqetësimeve të Shteteve të Bashkuara, se Rusia ka rritur praninë e saj ushtarake në Siri.

Por kjo e fundit ka deklaruar se kjo po bëhet në emër të luftimit të terrorizmit.

Ministri Jashtëm rus, Sergei Lavrov ka thënë se Rusia do të vazhdojë të dërgojë mjete ushtarake në Siri.

”Specialistët rusë, duhet patjetër të jenë pjesë e këtyre armëve, sepse ata i trajnojnë ushtarët sirianë se si duhet të përdorën ato armë, ” ka thënë Lavrov.

Ndryshe Rusa vazhdon të jetë aleate e presidentit sirianë Bashar al Assad, gjatë konfliktit civil katër vjeçar, në të cilin tashmë është përfshirë vendi.

XS
SM
MD
LG