Ndërlidhjet

Në Egjipt vriten 12 turistë


Foto ilustruese.
Foto ilustruese.

Zyrtarë egjiptianë konfirmojnë se ushtria e tyre, gabimisht ka vrarë një konvoj turistësh prej 12 vetash, gjatë një operacioni, kundër terrorizmit.

Ministria e Brendshme ka thënë se trupat e rendit po kryenin operacione në kërkim të “elementeve terroriste” në pjesën perëndimore të shkretëtirës, kur kanë shtënë në konvojin e turistëve.

Ministria e Jashtme e Meksikës, ka thënë se të paktën dy turistë meksikanë janë vrarë, përderisa dhjetëra të tjerë meksikanë dhe egjiptianë janë plagosur.

Ministria e Brendshme e Egjiptit ka thënë se do të zhvillojë hulumtime rreth incidentit.

Operacionet ushtarake vijnë pasi kohëve të fundit militantë të grupit të Shtetit Islamik, kanë thënë se kanë zbrapsur një sulm të ushtrisë egjiptiane, në kufi me Libinë.

XS
SM
MD
LG