Ndërlidhjet

Kriza e migrantëve mbledh ministrat e BE-së


Foto ilustruese.

Foto ilustruese.

Ministrat e Brendshëm të Bashkimit Evropian, do të mblidhen sot në një takim për të biseduar rreth veprimeve urgjente që duhet t’i ndërmarrë ky union, rreth migrantëve.

Në takim ministrat do të mundohen të përafrojnë qëndrimet e tyre rreth shpërndarjes së mijëra migrantëve dhe për t’u lehtësuar barrën Italisë,Greqisë dhe Hungarisë.

Bisedimet e tyre sot në Bruksel pritet të përqendrohen rreth shpërndarjes së 160 mijë migrantëve, për dy vitet e ardhshme.

Arritja e 500 mijë migrantëve deri më tash e ka gjetur në befasi Bashkimin Evropian, për të reaguar më shpejtë.

Para takimit, autoritetet në Hungari kanë thënë se mbi 5800 migrantë kanë hyrë në këtë vend, me 13 shtator.

Një ligj i ri, i cili do të hyjë në fuqi në Hungari me 15 shtator, mund t'i dënojë të gjithë ata persona të cilët do të provojnë të hynë ilegalisht në këtë vend.

XS
SM
MD
LG