Ndërlidhjet

Rohani uron hebrenjtë për Vitin e Ri hebraik


 Hassan Rohani.

Hassan Rohani.

Presidenti i Iranit, Hassan Rohani ka përgëzuar popullin hebre, me rastin e festës së tyre, Rush Hashana, që njihet ndryshe edhe si viti i ri hebraikë.

Në një postim në Twiter, Rohani ka shkruar “Uroj që rrënjët tona të përbashkëta Abrahamike të thellojnë edhe më tutje respektin dhe të sjellin paqe dhe mirëkuptim të dyanshëm.”

Një postim të ngjashëm Rohani e kishte bërë edhe gjatë vitit 2013, atëherë kur kishte marrë pozitën e udhëheqësit të shtetit.

Prania e hebrenjve në Iran daton që para 3 mijë vitesh dhe është shtëpia e mijëra hebrenjve, të lindur në Iran.

Megjithatë, Irani nuk e njeh shtetin e Izraelit dhe përkrah grupet anti-semite.

XS
SM
MD
LG