Ndërlidhjet

Gjermania rikthen kontrollin mbi kufijtë


Gjermania fillon kontrollimin e kufijve
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:03:03 0:00

Gjermania fillon kontrollimin e kufijve

Gjermania ka thënë se do të rikthejë kontrollin e kufirit të saj më Austrinë, në përpjekje për të zvogëluar numrin e valës së refugjatëve, që po arrijnë në këtë vend.

Ministri i Brendshëm Thomas de Maiziere, ka thënë se qëllimi i këtyre kontrolleve “është të kufizohet vala e migrantëve në Gjermani dhe të kthehen procedurat normale në kufi, kur dikush hyn në një shtet.”

Ministri i Ekonomisë Sigmar Gabriel, ka thënë gjatë një interviste, se tanimë Gjermania po e arrin fundin e limitit për pranim të migrantëve, të cilët me mijëra janë duke hyrë gjatë ditës në këtë vend.

Vetëm gjatë vikendit në Gjermani kanë hyrë mbi 13 mijë migrantë.

Në Gjermani pritet të arrijnë diku rreth 800 mijë migrantë gjatë këtij viti.

Sot ministrat e brendshëm, të vendeve të Bashkimit Evropian, pritet të diskutojnë rreth shpërndarjes së 160 mijë migrantëve, mes vendeve anëtare.

XS
SM
MD
LG