Ndërlidhjet

logo-print

Kina dhe Rusia shtypin zërat kritikë kundër qeverive


 Zeid Ra'ad Zeid Al-Hussein, komisioneri për të drejtat e njeriut në OKB-ë

Zeid Ra'ad Zeid Al-Hussein, komisioneri për të drejtat e njeriut në OKB-ë

Zyrtarë të lartë për të drejtat e njeriut në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, kanë shprehur shqetësimin e tyre ndaj qeverive, përfshirë edhe Kinën dhe Rusinë, për të shtypur zërat kritikë, në këto vende.

Zeid Ra'ad al-Hussein, komisioneri për të drejtat e njeriut në OKB-ë, ka kritikuar veprimet e Kinës duke marrë në pyetje dhe dënuar rreth 100 avokatë, gjatë këtij muaji.

Ai ka kritikuar edhe “stigmatizimet” që po u bëhen me ligjin e ri, organizatave joqeveritare në Rusi, të cilat financohen nga fondet e ndryshme ndërkombëtare.

Në fjalimin e tij hyrës, në Këshillin për të Drejtat e Njeriut në OKB-ës, Zaid ka përshëndetur vendimin e Iranit dhe fuqive tjera, të shkurtojë programin e saj bërthamorë.

Zeid u tha 47 vendeve anëtare në Gjenevë, se Evropa ka nevojë të tregojë më shumë keqardhje për migrantët dhe të vendosë politika gjithëpërfshirëse, për të zgjeruar kanalet për pranimin e migrantëve.

Ai ka bërë thirrje për ndalimin e paraburgimit për migrantë dhe trajtim mjekësorë për të gjithë azilkërkuesit, sidomos fëmijët e ikur nga zonat e luftës, përfshi këtu edhe Sirinë.

XS
SM
MD
LG