Ndërlidhjet

Liderët e CSTO-së mblidhen në Dushnabe


Foto arkivi.

Foto arkivi.

Liderë të Organizatës së Traktatit për Siguri Kolektive (CSTO) do të mblidhen në kryeqytetin e Taxhikistanit, për një samit.

Presidentët e Armenisë, Bjellorusisë, Kazakistanit, Kirgizisë dhe Rusisë do të arrijnë sot në Dushnabe për takimin që do të mbahet të martën, më 15 shtator.

Autoritetet taxhike kanë rritur masat e sigurisë në kryeqytet, si pjesë e një operacioni për të arrestuar ish zëvendësministrin e mbrojtjes, Abduhalim Nazarzoda.

Agjenda e samitit përfshinë zgjedhjen e sekretarit të përgjithshëm të organizatës dhe udhëheqësin e selisë së bashkuar.

Armenia pritet të marrë udhëheqjen e kësaj organizate (CSTO), për një vit, nga Taxhikistani.

XS
SM
MD
LG