Ndërlidhjet

OKB: Moldavia të adresojë kërkesat e protestuesve


Kishinev, Moldavi

Kishinev, Moldavi

Kombet e Bashkuara u kanë bërë thirrje autoriteteve në Moldavi që të adresojnë kërkesat e protestuesve, duke paralajmëruar se dështimi për të bërë një gjë të tillë “mund të çojë në polarizim më të madh të shoqërisë”.

Zyrtari i lartë i OKB-së, Zeid Ra'ad al-Hussein, i ka bërë këto komente në Këshillin për të Drejta të Njeriut të Kombeve të Bashkuara, një ditë pas protestave masive në Kishinev kundër një mashtrimi bankar.

Rreth 20,000 veta kanë kërkuar të dielën dorëheqjen e presidentit, të prokurorit të përgjithshëm, të guvernatorit të bankës dhe të tjerëve.

Një miliard dollarë janë zhdukur nga tri banka pak para zgjedhjeve parlamentare të vitit 2014.

Mashtrimi bankar ka shkaktuar zhvlerësim të shpejtë të monedhës kombëtare, duke nxitur inflacion dhe ulje të standardeve të jetesës.

XS
SM
MD
LG