Ndërlidhjet

Talibanët sulmojnë burgun, lirojnë mbi 400 veta


Ghazni, Afganistan

Ghazni, Afganistan

Militantët talibanë kanë sulmuar një burg në qytetin Ghazni në Afganistanit, duke vrarë disa zyrtarë policorë dhe duke liruar qindra të burgosur.

Sulmi ka nisur me shpërthimin e një makine bombë, ndërsa militantët, më pas, kanë hyrë brenda kompleksit.

Zëvendësguvernatori i provincës Ghazni, Mohammad Ali Ahmadi, ka thënë se mbi 400 të burgosur kanë ikur.

Sipas tij, rreth 80 janë rikapur.

Ahmadi ka thënë se katër pjesëtarë të forcave të sigurisë janë vrarë, ashtu si edhe shtatë talibanë.

“Gjashtë burra të armatosur, me uniforma ushtarake kanë hyrë në burg. Fillimisht, ata kanë thyer drynin e hyrjes kryesore të burgut dhe u kanë thirrur të burgosurve: ‘ne jemi talibanë, kemi ardhur për t’ju liruar”, ka rrëfyer ngjarjen Ahmadi.

Zëdhënësi i talibanëve, Zabihullah Mujahid, ka konfirmuar se grupi i tij ka kryer sulmin.

XS
SM
MD
LG