Ndërlidhjet

Allen: Përparim i dukshëm në luftën anti-IS


I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara në koalicionin global për luftën kundër militantëve të Shtetit Islamik (IS), gjenerali i pensionuar i marinës, John Allen.
I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara në koalicionin global për luftën kundër militantëve të Shtetit Islamik (IS), gjenerali i pensionuar i marinës, John Allen.

I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara në koalicionin global për luftën kundër militantëve të Shtetit Islamik (IS), gjenerali i pensionuar i marinës, John Allen, ka thënë se është bërë “përparim i dukshëm” në luftën kundër grupit militant gjatë vitit të kaluar.

Megjithatë, Allen ka thënë se vetëm zgjidhja politike, dhe jo fitorja ushtarake, do t’i jepte fund luftës gati pesëvjeçare në Siri.

Në një intervistë për rrjetin televiziv ABC, Allen ka thënë se kur ka marrë postin aktual, një vit më parë, ai nuk ka qenë i sigurt se Iraku do t’iu mbijetojë sukseseve të grupit Shteti Islamik, po ashtu i njohur si Daesh.

“Në muajt pasues kemi parë përparim të dukshëm në shumë aspekte. Kemi parë shfaqjen e një udhëheqësi dhe një partneri të aftë në Bagdad - Haider al-Abadi. Në mes të programit të tij kombëtar, shtrirjes së dorës ndaj sunitëve, planit të tij për al-Anbarin, marrëdhënieve të tij të ngushta me Ajatollah Ali al-Sistanin (kleriku kryesor shiit në Irak), kemi gjetur tek ai shpresën për një të ardhme politike në Irak, që nuk e kemi parë nën udhëheqjet e tjera dhe nuk e kemi parë më herët. Pa platformë politike, pa zgjidhje politike të këtij konflikti, pavarësisht se çfarë do të bëjmë ushtarakisht, nuk do ta zgjidhim krizën”, ka thënë Allen.

Militantët e Shtetit Islamik kontrollojnë pjesë të mëdha të territoreve si në Siri, ashtu edhe në Irak.

XS
SM
MD
LG